Analisti Viktor Buzhala ka ndarë në rrjetin social Facebook një fotografi ku shfaqen kryeministri Albin Kurti dhe veprimtari historik Rifat Jashari së bashku.
Në mbishkrimin e postimit, Buzhala shkruan se një atmosferë e tillë mes dy personaliteteve është shenjë e pjekurisë së shtetit kosovar:
“Një atmosferë e tillë ndërmjet këtyre dy personaliteteve është garantuese që shteti ynë në 18-vjetorin e vet tashmë e ka arritur pjekurinë dhe ka të ardhme të ndritur. Urime Pavarësia e Kosovës të gjithëve!”
Postimi vjen në prag të 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të Buzhalës, duke reflektuar një mesazh optimizmi për të ardhmen e vendit.
