Analisti Viktor Buzhala ka reaguar pas raportimeve lidhur me çështjen e tokës së Manastirit të Deçanit, duke theksuar se 24 hektarët në fjalë janë dhënë në bazë të vendimeve gjyqësore.
Sipas tij, fillimisht për këtë çështje ka vendosur Gjykata Supreme e Kosovës dhe më pas edhe Gjykata Kushtetuese e Kosovës, në vitet 2012 dhe 2016, kur Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje ishin në opozitë.
Buzhala shtoi se zbatimi i këtij vendimi është kërkuar edhe nga Këshilli i Evropës, duke theksuar se toka nuk është dhënë “për hatër të askujt”, por në bazë të vendimeve të institucioneve të drejtësisë.
Postimi i plotë:
Toka e Manastirit te Deçanit nuk eshte dhene per hater te askujt. Ajo i eshte dhene pasi per keta 24 hektare kishte vendosur qe i takojne atij manastiri fillimisht Gjykata Supreme e Kosoves e me pas edhe Gjykata Kushtetuese. Keto vendime ishin marre kur Albini dhe VV ishin ne opozite, pra ne vitet 2012 dhe 2016. Per me e zbatu kete vendim Kosoven e detyroi Keshilli i Evropes.
