Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Buzhala ‘shkund’ narrativën e fitores: Ja kush fitoi dhe kush humbi sipas llogarisë

 
   

Analisti dhe gazetari Viktor Buzhala ka reaguar pas përfundimit të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, duke bërë një përllogaritje të detajuar për të treguar se cila parti doli fituese dhe cila humbëse. Sipas tij, krahasimi duhet bërë me zgjedhjet e vitit 2021, duke marrë parasysh numrin e komunave që secila parti kishte në menaxhim dhe ndryshimet që kanë ndodhur këtë herë.

“Matematika është kokëfortë në këtë rast,” ka theksuar Buzhala, duke prezantuar një bilanc sipas të cilit Vetëvendosje dhe LDK rezultojnë me nga shtatë komuna, PDK me gjashtë dhe AAK me pesë. Ai ka shtuar se për të shpallur fituesin e vërtetë, duhet parë edhe garat “kokë më kokë” midis partive në raundet e ndryshme zgjedhore, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

Kush ishte fitues e kush humbes i zgjedhjeve? Matematika eshte kokeforte ne kete rast. Pa diskutim krahasimi duhet te behet me 2021, pra numrin e komunave qe ishin nen menaxhim nga nje parti plus sa humbi, sa fitoi:

VV= 4+3=7 komuna

PDK=8-2=6 komuna

LDK=9-2=7 komuna

AAK=5-0=5 komuna.

Per te shpallur fitues ose humbes dike duhet analizuar edhe gara koke me koke nga rezultati paraprak ne ate te tanishem. Aty rezultati eshte:

VV-LDK= 2:0

VV-PDK=1:0

PDK-LDK=0:0