Albana Bytyqi, deputete e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në emisionin FIVE ka folur lidhur me buxhetin e Kosovës.
Ajo ka kritikuar mos-shpërndarjen proporcionale të buxhetit.
“Në komunat ku nuk udhëheq Vetëvendosja, bëhen diskriminime”, ka thënë ajo.
Kuvendi miraton në parim buxhetin prej rreth 4 miliardë euro për vitin 2026
“E kemi parë dhe e kemi lexuar për aq sa kemi pasur mundësi, sepse një ligj që i ka 723 faqe është shumë problem për dy ditë me u lexu dhe me u analizu, por ato që i kemi parë është një ligj vërtet diskriminues”, ka thënë Bytyqi.
