Aktuale

Çadrat me vete, parashikimi i motit për sot dhe sa do të jenë temperaturat

Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshjet e shiut të herëpashershme me intensitet të ulët priten të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mesditës në pjesë të madhe të territorit. Pas orëve të mesditës reshjet e shiut me intensitet të ulët lokalizohen në jug dhe përgjatë relieveve malore të vendit deri në orët e vona të pasdites.

Në mënyrë të izoluar dhe periudha afatshkurtra reshjet në formën e shtrëngatave.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 11 m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1-3 ballë.

Të Ngjashme