Lajme

Caktohet seanca ndaj Grujica Veljoviq për krime kundër njerëzimit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar seancat e shqyrtimit gjyqësor në çështjen penale kundër të akuzuarit Grujica Veljoviq, për veprën penale Krime kundër njerëzimit.

Procesi do të zhvillohet në mungesë të të akuzuarit, pasi Veljoviq ka qenë i paarritshëm për organet e drejtësisë.

Seancat do të mbahen më 29 dhe 30 prill 2026, duke filluar nga ora 09:30, në sallën D17, Pallati i Drejtësisë, Hajvali, nën kryesimin e kryetarit të trupit gjykues, Kushtrim Shyti.

Sipas një komunikate, Gjykata i bën thirrje të akuzuarit të paraqitet dhe të dorëzohet para organeve të ndjekjes së Republikës së Kosovës.

Po ashtu, bëhet thirrje edhe për të gjithë ata që posedojnë informacione mbi vendndodhjen e tij, që t’i komunikojnë Policisë së Kosovës ose organeve kompetente. Aktakuza dhe ftesat për seancë janë të publikuara në web-faqen e gjykatës dhe në Gazetën Zyrtare.

Të Ngjashme