Qeveria e Serbisë më 2 prill miratoi tekstin e Memorandumit të Mirëkuptimit me Kishën Ortodokse Serbe për bashkëpunim në themelimin e Universitetit të Shën Savës.
Për këtë ka reaguar Nenad Çanak, themelues i Lidhjes Socialdemokrate të Vojvodinës.
Ai ka thënë se nuk e kupton këtë iniciativë.
Çanak ka thënë në këtë universitet që si qëllim (përveç ‘dijes’) ka edhe ‘edukimin dhe moralin’ në këtë pikë ka dështuar edhe Kisha.
“Nuk e kuptoj: Ata duan të krijojnë një universitet që ka si qëllim (përveç ‘dijes’) edhe ‘edukimin dhe moralin’… Dua të them, çfarë i kualifikon ata të krijojnë një universitet mbi këtë temë, kur nuk kanë arritur sukses as në Kishë në këtë drejtim?”,ka shkruar Çanak.
