Zyrtarët ukrainas në qytetin verilindor, Harkiv, thanë se Rusia i sulmoi caqet e civilëve me dhjetëra dronë në qytet gjatë natës mes 2 dhe 3 nëntorit, derisa Ushtria e Ukrainës tha se i zhvilloi mbi 50 beteja në 24 orët e fundit.
Ndërkohë, forcat ruse i vazhduan përpjekjet për ta rrethuar qytetin lindor, Avdivka.
Vala më e fundit e sulmeve ajrore ruse ndaj infrastrukturës në…
Erërat e fuqishme të cilat kanë përfshirë të premten rajonin e Dukagjinit, kanë shkaktuar disa dëme materiale në qytetin e Deçanit.
Për këtë arsye profesori i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj, në emisionin Radar në Radio Dukagjini ka apeluar te qytetarët që…
Kryeministri Albin Kurti nga foltorja e Kuvendit të Kosovës ka mohuar se do të bëhet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.
Duke replikuar me deputetin e AAK-së, Bekë Berisha, Kurti është shprehur: “Veç thuaj po, po thonë, por, jo o Bekë, nuk ka…
Kryeministri Edi Rama ka bërë një paralajmërim të fortë, teksa ka thënë se drejtësia e re do të godasë duke i dhënë fund të privilegjuarve, të gjithë personazhet e botës së krimit në Shqipëri.
Nga Fieri ku po zhvillon një takim me mbështetësit socialistë, Rama tha se të gjithë ata që nuk “ia kanë mbathur jashtë shtetit nga frika”, do të përfundojnë në burg, si…
Mesdita e të premtes në Tiranë i ngjasoi pasdites së vonë. Rrebeshet e shiut përfshinë vendin ndërsa qielli u errësua. Uji mbushi rrugët.
Situatë e ngjashme ishte thuajse në të gjithë territorin e vendit.
Më problematik moti parashikohet në këto…
Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli sot në Berlin është pritur në takim nga Anna Lührmann, ministre gjermane e Shtetit për Evropë dhe Klimë.
Me këtë rast, ministrja Rizvanolli i ka prezantuar ministres Lührmann “Pakon investive të Kosovës për energji…
Përveç dialogut e Asociacionit, në Kuvendin e Kosovës po diskutohet edhe për çështjen e sulmit të 24 shtatorit në Banjskë. Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka pyetur Kurtin për deklaratat e para të bëra kur ka ndodhur rasti e kur Kurti kishte thënë se terroristët i kanë vetëm dy opsione meqë janë të rrethuar dhe ose duhet të dorëzohen ose do të asgjësohen.
Deputeti i…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po vazhdon të raportojë në Kuvendin e Kosovës për dialogun me Serbinë dhe në detaje për diskutimet rreth Asociacionit.
Kurti është shfaqur i nervozuar me fjalimet e disa deputetëve të cilët kanë thënë se Kurit…
“Cikloni është ndër më të fortët që ka goditur Europën”, thonë meteorologët.
Stuhia ‘Ciaran’, që prej dy ditësh ka përmbytur qytete në Francë dhe Itali, tashmë ka mbërritur edhe në Shqipëri.
Stuhia ka shkaktuar 12 viktima. Pesë persona humbën…
Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë këtë të premte gjithë vendin tonë, teksa stuhia e fortë e shoqëruar me erë të fuqishme ka shkaktuar probleme në qytete e rrugë nacionale.
Rruga e Arbrit ishte thuajse e pakalueshme për dy orë për shkak të vërshimit të ujit dhe dherave me drejtuesit e mjeteve që janë përballur me bllokime në shumë pika të kësaj rruge.
Për shkak…

