Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndaj një pjesëtari të Sigurimit Shtetëror të Serbisë, të dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile, në vitin 1998.
Njëherit, bëhet e ditur se janë siguruar prova të mjaftueshme që ky i fundit ka marrë pjesë dhe ka kontribuar në vrasjen e 16 civilëve të…
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e vizituan Organizatën për Fëmijët pa Kujdes Prindëror (OFAP), ku takoi stafin e OFAP, disa prej familjeve strehuese së bashku me disa nga fëmijët që…
Britania e Madhe e ka shpallur zyrtarisht grupin mercenar rus Wagner si një organizatë terroriste, pasi një urdhër u dha në parlament dhe u mbështet më 6 shtator nga ligjvënësit britanikë.
Urdhri në fjalë e bën të paligjshme të jesh anëtar ose ta…
Zëdhënësi i qeverisë federale të Gjermanisë, Steffen Hebestreit, ka thënë se është zhgënjyese që takimi i djeshëm i dialogut Kosovë-Serbi, nuk dha rezultate.
Hebestreit potencoi se dialogu i udhëhequr nga Bashkimi Evropian është mënyra e vetme për zgjidhje.
“Shumë zhgënjyese që takimi i dialogut mes Serbisë dhe Kosovës ishte sërish i pasuksesshëm. Bllokimi nuk do të na…
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, e ka vlerësuar si të dështuar takimin e djeshëm të kryeministrit Albin Kurti me presidentin serb Aleksander Vuçiq.
Ajo ka vlerësuar se Kurti dje në Bruksel ka treguar se është partner jo-serioz.
Në profilin e…
Kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, është liruar nga paraburgimi, me vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Kështu ka konfirmuar avokati i tij, Virtyt Ibrahimaga.
Si rrjedhojë e këtij vendimi, gjykimi i Krasniqit do të…
Bislimi: Dje, BE-ja dhe Serbia nuk paraqitën asgjë – vetëm Kurti prezantoi draft substancial
15/09/2023
Kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, ka thënë se në takimin e fundit të mbajtur në Bruksel, as Bashkimi Evropian e as Serbia nuk paraqitën asnjë propozim.
Sipas Bislimit, BE-ja dhe Serbia në takimin e mbajtur dje këmbëngulën për të akomoduar kërkesën e Serbisë për t’u fokusuar vetëm në Asociacionin e Komunave me Shumicë…
Kosova nuk ka asnjë obligim për t’i dhënë një asociacion të komunave me shumicë serbe Serbisë pa marrë garanci se kjo e fundit nuk do ta përdorë këtë mekanizëm për të minuar shtetësinë e Republikës. Kështu deklaroi sot kryeparlamentari Glauk Konjufca…
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, po qëndron në Paris ku ka marrë pjesë në mbledhjen e Komitetit të Këshillit të Evropës për Mundësi të Barabarta dhe Mos-diskriminim.
Nga kjo parti kanë njoftuar përmes një…
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në ndërtesën e Qeverisë rrjetin “STEM Ambassadors”, të rinj e të reja nga Kosova e diaspora, të dalluar në fushat STEM.
Ky rrjet, i cili do të lansojë edhe platformën këtë muaj me anë të financave nga Ambasada e Kanadasë, përfshinë ambasadorë, që do të ndihmojnë vullnetarisht për çdo aktivitet, që do të…

