Shefja e Programit për Evropën në Deutsche Welle, Adelheid Feilcke ka folur për dialogun e Kosovë-Serbi, tensionet në pjesën veriore të vendit si dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
Në intervistën njohësja e çështjeve të Ballkanit ka folur edhe për takimin që do të mbahet të enjten e 14 shtatorit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti…
Që nga 1 gushti deri më sot, vendi është tronditur 8 herë nga vrasjet që ndodhën, shpesh në hapësira publike duke rrezikuar numër të madh njerëzish.
Përderisa tri vrasje – në Prishtinë, Skenderaj dhe Klinë – u kryen në kafiteri ku kishte shumë persona…
Lidhja Demokratike e Kosovës pritet ta zgjedh kryetarin e saj kah mesi i tetorit të këtij viti.
Gazmend Muhaxheri, që drejton procesin e brendshëm zgjedhor, ditë më parë u shpreh shumë i bindur që Lumir Abdixhiku do të jetë përsëri në krye të…
Ministrat e rinj, në Qeverinë e Shqipërisë, Arbjan Mazniku, Albana Koçiu, Igli Hasani, Ogerta Manastirliu dhe Anila Denaj po betohen sot në Presidencë para kreut të shtetit, Bajram Begaj.
Një ditë më parë, dekretet e ministrave të ri rinj u miratuan në Kuvend gjatë një seance të posaçme plenare.
Arbjan Mazniku i propozuar si Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor mori 73 vota…
Banesa e familjarëve të dëshmorëve Bahri e Fahri Fazliu në Prishtinë, ka shërbyer si bazë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës deri në përfundim të luftës në Kosovë, ka bërë të ditur familjari i tyre, Fadil Fazliu, pas bastisjes nga Gjykata Speciale e…
Bashkimi Europian ka publikuar agjendën e takimit të nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë që do të mbahet më 14 shtator në Bruksel.
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrell do të presë në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe…
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se një i burgosur është arratisur sot.
Në njoftim thuhet se ai ishte duke punuar në ruajtjen e bagëtive të fermës së qendrës.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se i dënuari K.B është larguar nga Pavijoni i Gjysmëhapur i Qendrës Korrektuese të Dubravës. I njëjti ishte caktuar me vendpunim në ruajtjen e…
Ardita Sinani, këshilltare politike e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti ka reaguar pasi senatorët Joni Ernst dhe Gary Peters i kanë dërguar letër Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në lidhje me të drejtat e shqiptarëve në Luginën e…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për mediumin estonez ‘Delfi’, u shpreh i shqetësuar lidhur me përfshirjen e Rusisë në tensionet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.
Kurti tha kishte marrë kërcënime nga terroristët lidhur me sekuestrimin…
Agjencia e Kosovës për Forenzikë ka pranuar sot një donacion të pajisjeve të specializuara nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, që do të shërbejnë në avancimin e ekzaminimeve forenzike dhe balistike.
Kryeshefi i AFK-së, Blerim Olluri tha se këto pajisje janë mikroskopike dhe boroskopike që do t’iu ndihmojnë në zgjidhjen e çështjeve…

