Qetësohet situata në Francë
03/07/2023
Trazirat në mbarë Francën, që u nxitën pas vrasjes së një 17-vjeçari, janë qetësuar në natën e gjashtë. Por, ndërtesat publike, makinat dhe koshat e plehrave kanë qenë cak i zjarrvënieve dhe vandalizmit gjatë natës.
Ministria e Brendshme franceze tha se gjatë natës janë arrestuar 157 persona. Që nga 27 qershori, kur nisën trazirat, në Francë janë arrestuar 3.354 persona…