Avokati Ardian Bajraktari në një postim të tij në Facebook, lidhur me Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, thotë se liria e medias nuk është luks, por themel i çdo shoqërie demokratike.
Sipas tij, ‘gazetarët qëndrojnë në vijën e parë të së vërtetës, shpesh përballë presioneve, kërcënimeve, sulmeve dhe pasigurisë’.
Postimi i plotë:
Pa media të lira, e vërteta hesht, ndërsa demokracia zbehet
Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, rikujtojmë se liria e medias nuk është luks, por themel i çdo shoqërie demokratike.
Gazetarët qëndrojnë në vijën e parë të së vërtetës, shpesh përballë presioneve, kërcënimeve, sulmeve dhe pasigurisë. Megjithatë, ata vazhdojnë të informojnë, të zbulojnë dhe të mbrojnë të drejtën e publikut për të ditur dhe për t’u informuar.
Çdo cenim i lirisë së medias është cenim i drejtpërdrejtë i demokracisë.
Sot, shprehim mirënjohje dhe respekt për të gjithë gazetarët dhe punëtorët e medias që, pavarësisht sfidave, zgjedhin të mos heshtin.
