Aktuale

”Çdo janar pensioni do të rritet”/ Rama u shpejgon pensionistëve skemën e re

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një bashkëbisedim me pensionistët e Njësisë nr. 2 për rritjen ekonomike dhe politikat sociale, si dhe reformën e pensioneve me bonuset e përvitshme dhe rritjen që do të vijojë sipas kategorive për tu 5-fishuar deri me 2030-ën.

“E vetmja gjë që kemi bërë për vite të tëra ka qenë indeksimi i pensioneve, por kjo nuk është rritje në kuptimin e plotë të fjalës. Ajo që unë kam përsëritur në të gjitha rastet është se e vërteta na ka penguar në rritjen e pensioneve, sepse ekonomia nuk na mbështeste. Ashtu sikur kishim menduar, erdhi momenti që ekonomia na i mundësoi. Nga janari i këtij i viti që vjen do të merrni pensione më të larta. Çdo vit do merrni rritje të pensioneve. Ne ndërkohë kemi diskutuar për të tjera ndryshime që do të bëjmë në skemën e pensioneve, duke filluar që të krijojmë edhe një hapësirë tjetër për të gjithë ata që duhen të kursejnë më shumë. Edhe për pensionistët duan që të punojnë, edhe atje ka hapësirë. Kemi diskutuar edhe mbështetjen për invalidin, të cilët duan të trajtohen në mënyrë të barabartë. Do ta korrigjojmë.

Thelbi i këtyre që po them është ekonomia. Është ndryshimi domethënës i ekonomisë sonë që na i jep mundësinë. Lajmi i mirë sot është që i kemi këto mundësi. Kemi kaluar në një tjetër nivel“

Gjëja e parë që do mendojmë jeni ju, të tjerët vijnë pas. Dhe bashkë me ju edhe familjet në nevojë që janë në mbrojtjen ekonomike të qeverisë, për të cilat po përgatisim një skemë të re të bazuar te një kartë e shpenzimeve në bazë të shportës. Do të japim karta për artikujt bazë, jo për pijetore”, u shpreh Rama.

Të Ngjashme