Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Çeku pas votimit: Shpresoj që edhe katër vitet e ardhshme të jenë të mira për qytetin tonë

 
   

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku ka votuar në  Fakultetin Filologjik, i shoqëruar nga bashkëshortja dhe fëmijët.

Ai pas votimit ka urua ka thënë se sot po përmbyllet cikli i zgjedhjeve lokale, duke ftuar qytetarët të dalin dhe ta ushtrojnë të drejtën për të votuar

Çeku ka uruar që katër vitet e ardhshme të jenë të mira për Prishtinën.

“Sot po e përmbyllim këtë cikël të  zgjedhjeve lokale me votën tonë. Uroj që gjithçka të jetë në rregull të jetë një ditë e mbarë për qytetin tonë, demokracinë tonë, shpresoj që edhe katër vitet e ardhshme të jenë të mira për qytetin tonë. Sido që të jetë rezultati, uroj që diçka e mirë t’i pres qytetarët e Prishtinës”, ka thënë Çeku.