Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Çeku: Prejardhja diskutohet vetëm për kandidatët e LVV-së, s’do duhej të ishte kriter

 
   

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku ka thënë se ka disa standarde që etiketohen vetëm kandidatët VV-së që konkurrojnë në komunat në të cilat nuk ka lindur.

Çeku i cili është i lindur në Prizren, ka thënë se prejardhja nuk do të duhej të ishte kriter, pasi siç ka thënë ai, ata kandidojnë me ide e programe.

“Kjo çështje shtrohet vetëm me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, pra ka disa standarde që nuk aplikohen në mënyrë të barabartë me të gjithë , po tentohet të vihet në spikamë vetëm kandidati i Vetëvendosjes.

Ajo çka besoj thellësisht, çështja e prejardhjes nuk do duhej të ishte as kriter, sepse mbi të gjitha ne konkurrojmë me idetë e tona, programin, vizionin dhe ajo çfarë jemi ne nuk është vetëm e ardhmja për punët që do t’i bëjmë por edhe e kaluara, kontributi, angazhimi, integriteti, profesionalizmi me të cilën e plotësojmë figurën tonë”, ka thënë Çeku në emisionin “Këndi i Debatit”.