përfunduar takimi i zhvulluar në Uashington për Bordin e Paqes, pasi presidenti Trump nënëshkroi, bashkë me Shqipërinë dhe Kosovën që ishin mes 50 shteteve që firmosën sot themelimin e Bordit.
Pas mbylljes së Takimit, Trump u takua me të gjithë liderët që moren pjesë, e mes tyre kryeministri Edi Rama dhe presidentja Vjosa Osmani, teksa duket se të tre “kokë më kokë” kanë shkëmbyer disa fjalë midis tyre.
Kujtojmë se Në fjalën e tij në tryezë me liderët botërorë, kryeministri Rama solli në vëmendje çështjen e UÇK-së. Ai i kërkoi Trump ndihmë për për këtë rast: “Për hir të Zotit zoti president le të bëjmë diçka përpara se siç thoni ju gjëra shumë të këqija të mund të ndodhin sërish.”
Në fjalën e tij përmbyllëse Trump ndër të tjera u shpreh: “Kjo ka qënë një nga ditët më të rëndësishme në karrierat tona, dhe ne do ta bëjmë Gazën një vend të suuksesshëm dhe të sigurt, ne do shohim dhe vende të tjera të botës ku do të japim kontributin tonë.
Do të arrijmë gjëra që më përpara konsideroheshin të pamendueshme mendoj që duhet të fillojmë nga puna shumë shpejtë dhe do të më pëlqente të shihja rindërtimin e godinave në Gaza.
Bordi i paqes do të udhëheqë këtë rindërtim që do të jetë shembull suksesi.
Faleminderit të gjithëve që ndodheni këtu dhe mezi presim të bashkëpunjmë me ju”
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka reaguar pas përfundimi të mbledhjes së Bordit të Paqes.
Krahas dedikimit ajo ka postuar edhe një sërë fotosh nga takimi që u zhvillua sot.
“Bashkë me Amerikën dhe aleatë të tjerë – për paqen, për sigurinë, për të ardhmen!”, shkruan Osmani krahas fotove

