DJ Gimbo ka dërguar një mesazh për Selin në “Big Love” duke e gëzuar shumë banoren e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”.
Në mesazhin e tij, ai i shkruan që e do shumë dhe të mos mërzitet. Por jo vetëm kaq, pasi i dërgon të fala si nga familja e saj por edhe nga e gjithë familja e tij.
Gjithashtu i thotë që të vazhdojë kështu pasi jo vetëm loja e saj por edhe zemra e saj po i fiton të gjithë çdo ditë.
“Qika jeme e vogël pink. Selin the queen je tu i kall krejt. Seriozisht po më le pa fjalë. Po ta them drejt… malli për ty më ka marrë aq shumë sa dhe kafja nuk po ma heq gjumin pa të parë në TV. Ne këtu jashtë jemi mbështetësit e tu numër 1, duke bërë tifo sikur finalja e Kupës.
Të fala shumë nga babi Toni, Jasi, Ono dhe Agnesa dhe prej komplet familjes time, krejt po krenohen me ty. Vazhdo kështu se jo veç loja por dhe zemra jote po na fiton çdo ditë, edhe mua pak më shumë. Të dua shumë dhe mos u mërzit. DJ Gimbo”, shkruante në mesazhin e tij ish-banori i këtij edicioni të pestë të reality show-t.
Ndërkohë Selin iu përgjigj shkurt dhe pse duke shumë e lumtur, pasi nisën duke komentuar Juela dhe Rogerti.
“DJ Gimbo të dua shumë. Gimbo je zemra ime”, shprehet Selin.
