Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Çfarë ndodh në organet tuaja kur hani shumë sheqer?

Nga truri te zemra, sheqeri ndikon pothuajse në çdo pjesë të trupit tonë në mënyra për të cilat shpesh as nuk jemi të vetëdijshëm.

Edhe pse e dimë që konsumi i rregullt i shumë sheqerit rrit rrezikun e sëmundjeve kronike, marrja e tij mbetet ende e lartë.

Personi mesatar sot ha dy deri në tre herë më shumë sheqer se sasia e rekomanduar, dhe arsyeja është e thjeshtë sheqeri është kudo, shpesh i fshehur në ushqime që nuk do t’i mendonim kurrë, nga shufrat e proteinave deri te salcat e sallatave, shkruan EatingWell.

“Shumica e sheqerit që njerëzit hanë nuk gjendet në ëmbëlsira , ai shtohet fshehurazi në pijet dhe ushqimet tona të përditshme”, thotë dietologia Samantha Cassetti. Situata ndërlikohet më tej nga mesazhet se disa sheqerna janë “më të shëndetshëm” se të tjerët. Për shembull, disa kompani amerikane kanë njoftuar heqjen e shurupit të glukozës-fruktozës (HFCS) nga produktet e tyre, të cilin disa e kanë cilësuar si një hap më të shëndetshëm. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se lloji i sheqerit nuk është problemi.

Qoftë sheqer kallami, shurup misri, shurup panje apo mjaltë, problemi i vërtetë është konsumimi i tepërt i çdo lloji të sheqerit të shtuar.

“Konsumi i lëngut të bërë me sheqer në vend të shurupit të glukozës-fruktozës nuk do të ndryshojë asgjë. Ne nuk shohim ndonjë ndryshim në trupin e njeriut nëse ndryshoni burimin e kalorive”, thekson Dustin Moore, nutricionist dhe ekspert i shëndetit publik.

Të kuptuarit e rolit të sheqerit në trup mund t’ju ndihmojë të kuptoni pse është e vështirë t’i rezistosh dhe pse ndryshimet e vogla janë më të rëndësishme nga sa mendoni. Lajmi i mirë është se nuk keni pse të hiqni dorë plotësisht nga sheqeri. Ne ju sjellim gjithçka që duhet të dini.

Çfarë bën sheqeri në trup?

Trupi ynë i zbërthen të gjitha karbohidratet e tretshme, qofshin fruta, bukë apo ëmbëlsira në glukozë. Pankreasi më pas çliron insulinën, një hormon që ndihmon në lëvizjen e glukozës nga qarkullimi i gjakut në qeliza për energji.

Nga truri te zemra, sheqeri ndikon pothuajse në çdo pjesë të trupit tonë në mënyra për të cilat shpesh as nuk jemi të vetëdijshëm.

Edhe pse e dimë që konsumi i rregullt i shumë sheqerit rrit rrezikun e sëmundjeve kronike, marrja e tij mbetet ende e lartë.

Personi mesatar sot ha dy deri në tre herë më shumë sheqer se sasia e rekomanduar, dhe arsyeja është e thjeshtë, sheqeri është kudo, shpesh i fshehur në ushqime që nuk do t’i mendonim kurrë, nga shufrat e proteinave deri te salcat e sallatave, shkruan EatingWell.