Lajme

Çfarë po ndodh te “Bregu i Diellit”? Policia bllokon qarkullimin

Lagjja “Bregu i Diellit” në kryeqytet është bllokuar nga Policia e Kosovës. Më saktë, bëhet fjalë për rrugën “Vëllezërit Gërvalla”.

Nga pamjet e përcjella në redaksinë e Insajderit, shihen disa patrulla të policisë, të cilat kanë bllokuar rrugën. Po ashtu, shihet edhe një autoambulancë.

Insajderi ka kontaktuar policinë për rastin, por deri tani nuk kanë kthyer përgjigje se për çfarë bëhet fjalë.

Të Ngjashme