Lajme

Çfarë tha Abdixhiku para delegatëve pas votimit?

 
   

Lumir Abdixhiku do të vazhdojë të jetë në krye të LDK-së.

Me 164 vota, delegatët kanë hedhur poshtë dorëheqjen e Abdixhikut. Pro dorëheqjes së Abdixhikut votuan 136 delegatë.

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku kërkoi nga delegatët e pranishëm që të bashkohen për ta ringritur këtë parti.

KosovaPress merr vesh nga burimet e saj, që pas votimit, ai mbajti një fjalim, ku mes tjerash u tha “në këtë mes nuk ka as humbës e as fitues”.

Ai falënderoi delegatët të cilët përmes votimit te fshehtë, kundërshtuan me 164 vota kundër dorëheqjen e tij.

Ndërkaq, pro dorëheqjes kanë votuar 136 delegatë. 

 
 
 
 

 

Të Ngjashme