Lajme

Çfarë u tha në ditën e katërt të deklaratave përmbyllëse në Hagë?

Gjatë ditës, ekipi mbrojtës i Veselit përmbylli fjalën e tij, duke argumentuar se ish-kryeparlamentari i Kosovës është i pafajshëm dhe duhet të lirohet. Në të kundërtën, tha avokati tij, “do të ishte padrejtësi e madhe”.

Mbrojtja e Veselit ka insistuar se ndaj tij nuk ka prova dhe as dëshmitar të paraqitur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Në seancën e sotme, avokatët hodhën poshtë pretendimet e ZPS-së se komunikatat e UÇK-së ishin bazuar në informacionet e inteligjencës nga Veseli si udhëheqës i shërbimit zbulim-kundërzbulim.

Pasdite, mbrojtja e Rexhep Selimit nisi fjalën përmbyllëse. Avokati i tij, Geoffrey Roberts, tha se klienti i tij është tërësisht i pafajshëm.

Ai argumentoi se nuk kishte Ndërmarrje të Përbashkët Kriminale, siç pretendon Prokuroria.

Roberts tha se Selimi luftoi për liri, e jo për pushtet, siç ka argumentuar ZPS-ja.

Ai po ashtu vuri në dyshim besueshmërinë e dëshmitarëve të Prokurorisë.

Gjatë së premtes, në Hagë do të vazhdojnë deklaratat përmbyllëse nga ekipet mbrojtëse të Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Të Ngjashme