Milaim Nela ka reaguar ashpër ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, duke akuzuar kryeministrin shqiptar, Edi Rama, se nuk është aleat i Kosovës, por i Serbisë dhe i presidentit Aleksandar Vuçiç.
Sipas Neles, çdo koordinim me Shqipërinë, të cilin ai e quan “Soro-Rilindas”, është në fakt një bashkëpunim me Serbinë, duke theksuar se Rama ka mbajtur gjithmonë anën e Beogradit edhe në momentet më delikate për Kosovën.
Nela kritikon gjithashtu mungesën e njohjeve ndërkombëtare të siguruara nga Rama gjatë 13 viteve të qeverisjes së tij dhe e konsideron këtë si një zhgënjim dhe naivitet politik, përcjell “Bota sot”.
Shkrimi i plotë
Edi Rama nuk është aleat i Kosovës, Zj Osmani!
Ai është aleat i Serbisë dhe Vuçiçit!
Nëse akoma nuk keni kuptuar këtë nuk do të mund ta mbroni Kosovën as nga Serbia!
Nëse nuk e keni kuptuar këtë ju jeni krejt në ujë e po i trajtoni shqiptarët si hajvanat!
Mos bre kështu se asht shumë fyese!
Koordinimi siç e quani ju me Shqipërinë Soro-Rilindase është koordinim me Serbinë, Zj Osmani!
Bashkëpunimi me Edi Ramën është bashkëpunim me Serbinë!
Është bashkëpunim me “vellain” e tij Aleksandar Vuçiç!
Pikë.
Ai e ka mbajtë anën e Serbisë edhe në momentet ma delikate të Kosovës, Zj Osmani!
Ai ka mbajtë anën e Serbisë edhe kur Serbia sulmoi veriun e Kosovës me 24 Shtator 2023!
Ai ia nguli thikën Kosovës edhe pas mbledhjes inaguruese tē Bordit të Paqes ku demek mbrojti UÇK-në!
A ju është fshirë kujtesa?!!
Sa njohje ndërkombëtare i ka siguruar Edi Rama per 13 vite ne pushtet Kosovës, Zj Osmani?
Sa?
Mos na fyeni inteligjencëën, ju lutem!
Çfarë zhgënjimi!
Çfarë naiviteti politik!
