Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Cila janë prapaskenat e aksionit të drogës ku u arrestuan 22 persona?

 
   

U cilësua si aksioni më i madh i antidrogës.

Operacioni i Prokurorisë Speciale me emrin e koduar “Qielli i thyer”, rezultoi me arrestimin e 22 personave e sekuestrimit të shumave të konsiderueshëm të parave, vetura, e prona të paluajtshme.

Por ku e ka fillesën i gjithë ky aksion i antidrogës?

Prokurori special, Fatos Ajvazi, tregoi edhe për mbështetjen konkrete të shteteve evropiane në hetimin dhe realizimin e operacionit.

Ajvazi, dha detaje edhe për skemën kriminale për trafikimin e lëndëve narkotike që Kosovën e kishin vend tranzit, për të kaluar më pas në shtete evropiane.

Në realizimin e këtij operacioni kundër trafikimit ndërkombëtarë me lëndë narkotike, morën pjesë rreth 600 zyrtarë policorë, që bastisën 47 lokacione të ndryshme në Prishtinë, Pejë, Suharekë e Gjilan.