Avokati Ardian Bajraktari, në emisionin “Tempus”, foli për dy rastet kur vendi shkon në zgjedhje në rast të dështimit të zgjedhjes së Presidentit.
“E para është në rast se nuk arrihet me u marrë numri i mjaftueshëm i votave në rundin e parë dhe të dytë prej 80 deputetësh- përkatësisht 80 vota për me kusht që me qenë në sallë dhe në proces të votimit, përkatësisht në kuti të votimit duhet me qenë 80 vota për. Ndërsa, në rundin e tretë 61. Në rast se në këto tri runde nuk arrihet që asnjëri prej kandidatëve me i marrë këtë numër të votave, vendi shkon në zgjedhje me automatizëm dhe zgjedhjet duhet të mbahen brenda 45 ditësh”, tha Bajraktari.
Avokati tha se situata e dytë është kur dështon procesi i zgjedhjes së Presidentit në afat prej 60 ditësh nga momenti i fillimit të procedurave për zgjedhjen e Presidentit. Procedura në kuptim formal, ai tha se konsiderohet se ka nisur kur një kandidat ka siguruar 30 nënshkrime si kusht i domosdoshëm për ta filluar procesin e përzgjedhjes.
Sipas Bajraktarit, neni 86, pragrafi 2 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ka përcaktuar qartë se Presidenti i vendit duhet të zgjedhet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit.
Bajraktari theksoi se dispozitat kushtetuese dhe afatet janë obligative dhe detyruese.
“Janë obligative, mirëpo nuk ka dispozitë tutje se çka nëse nuk arrihet të zgjidhet brenda kësaj periudhe”, tha Bajraktari.
Sipas avokatit, Osmani në arenën ndërkombëtare ka pasur performancë më të mirë në raport me atë që është parë në nivel vendi
