Kandidati për deputet, Nezir Kraki, ka bërë një krahasim mes liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe presidentit të ndjerë historik, Ibrahim Rugova, gjatë një interviste në “DPT te Fidani” .
Sipas Krakit, Kurti, si Rugova në të kaluarën, përfaqëson diçka më shumë se një part, sipas tij, Kurti është një vizion, një frymë dhe lidhet thellë me pritjet e qytetarëve.
Kraki theksoi se pas vdekjes së Rugovës, askush nuk arriti të mbushte vendin e tij deri sa u shfaq Albin Kurti.
“Frekuenca e takimeve jasht nuk mundet me sqaru se sa popullor është një lider. Rugova ka qenë lideri karizmatik, ka pasë një aurë, të ciline kanë pa njerëzit përmes tij edhe LDK-në, jo veç si parti por edhe si diçka tjetër me një plus. Edhe ajo diçka tjetër nuk është arritë me u gjetë më në LDK. Të tejrët kanë qenë si administrator i krizës. Këta nuk kanë arrit me i bë votuesit me u ndi mirë. Me rigjetë frymën që ka qenë”, tha Kraki.

