Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Çitaku akuzon VV-në për shkelje të Kushtetutës: PDK vazhdimisht e gatshme për zgjidhje

 
   

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas ndërprerjes për herë të 40-të të seancës konstituive të Kuvendit, duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryesuesin Avni Dehari për shkelje të Kushtetutës.

“Fatkeqësisht edhe sot, me vetëdije të plotë, po e shkelin Kushtetutën”, tha ajo para mediave.

Çitaku theksoi se PDK është gjithmonë e gatshme për zgjidhje.

Ajo i bëri thirrje LVV-së që të reflektojë dhe të kthehet në sallë për ta vazhduar punën.