Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Çitaku i kundërpërgjigjet Kurtit: Në vend se të japë llogari për dëmtimin e ekonomisë, po e sulmon opozitën

 
   

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, i është përgjigjur Kurtit pas sulmeve që ky i fundit sot ua ka bërë partive e deputetëve të opozitës rreth çështjes së votimit të Albulena Haxhiut për kryekuvendare.

Çitaku ka thënë se Kurti në vend se të japë llogari për dëmtimin e ekonomisë dhe prodhuesve vendorë dhe në vend të se të përgjigjet për aferat e panumërta korruptive, ka zgjedhur të sulmojë opozitën, duke e etiketuar si patriarkale dhe të prapambetur.

Postimi i plotë:  

Albin Kurti, në vend që të japë llogari për dëmtimin e ekonomisë dhe prodhuesve vendorë,

në vend që të përgjigjet për aferat e panumërta korruptive të qeverisë së tij,

në vend që të sqarojë përfshirjen e vëllait të Luan Dalipit në pazare me shitblerjen e energjisë, ka zgjedhur, si zakonisht, të sulmojë opozitën, duke e etiketuar si patriarkale dhe të prapambetur.

Ironike, kur dihet që PDK ishte partia e parë që propozoi një grua për Presidente të vendit, Flora Brovinën, dhe në vazhdimësi ka mbështetur gratë në pozita të larta politike dhe publike.

PDK ka saktësuar që nuk i voton Ministrat e Qeverisë Kurti 2. Ndërkohë, në grupin parlamentar të VV ka edhe rreth 40 deputetë tjerë, mes tyre edhe shumë gra. Le të bëjë ndonjë propozim tjetër.

E ndërkohë, LVV ka një histori krejt tjetër:

– Valdete Dakën, e sulmuan deri në shkarkim.

– Vlora Hysenin, e sulmuan dhe e shkarkuan.

– Gresa Cakën, e sulmuan brutalisht, vetëm pse s’mund ta shkarkonin.

Ky është realiteti. Jo propaganda.