Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Çitaku pasi Kusari e “zhvleftësoi” veprën e Zymberit: Ai është polici hero, me shokë shumë

 
   

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pasi Mimoza Kusari-Lila e LVV-së, në përgjimet e publikuara dëgjohet që në mënyrë përbuzëse i thotë Sllavko Simiqit se “e di atë policin Enver Zymberi që e kanë vrarë”.

Çitaku sqaroi ngjarjen se si kishte ndodhur që Zymberi ishte vrarë në vitin 2011 dhe më pas ishte shpallur Hero i Kosovës nga ish-presidentja Atifete Jahjaga.

“Kosovë, o zemër e madhe e dashuri pa kushte, gjithçka e gjithkush të ra hise. Enver Zymberi ka vdekur pas plagëve të marra nga grupet kriminale në veri të vendit në korrik të vitit 2011. Pas shkeljeve të vazhdueshme që po u bënte Serbia marrëveshjeve të CEFTA, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë së Republikës së Kosovës pati vendosur masat e reciprocitetit”, shkroi ish-ambasadorja kosovare në Facebook.

Ajo shtoi se meqë pika 1 dhe 31 në pjesën veriore të vendit menaxhohej nga EULEX-, “zyrtarët e BE-së refuzuan të zbatojnë vendimet e Qeverisë së Republikës, Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi në atë moment vendosi të dërgoj njësinë ROSU në veri”.

Ajo shto ise bandat kriminale u organizuan dhe aty Enver Zymberi mori plagët që i sollën vdekjen.

“Por, misioni nuk u zbraps. Sot e atë ditë, policët dhe doganierët tanë janë në dy pikat kufitare në veri të vendit. Po, Enver Zymberi është ai polici hero, me shokë shumë. Kaq për sonte”, përfundoi ajo.