Kanë mbetur vetëm edhe pak ditë që të gjendet dhe votohet në Kuvend presidenti i ardhshëm i vendit.
E Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pas deklaratës së Murat Jasharit, i cili refuzoi të jetë kandidat për president.
Në “Pressing”, ajo ka deklaruar se në Kosovë do të ketë presidentë, ministra, deputetë e ambasadorë, por vetëm një familje Jashari.
Ajo ka thënë se kjo familje është rast unik në tërë Evropën.
“Kosova për sa të ketë tokë e qiell, do të ketë edhe presidentë, ministra, deputetë, ambasadorë. Por vetëm një familje, familja Jashari. Është rast unik, jo vetëm në historinë tonë, por në tërë Evropën, kur një familje e tërë flijohet” – u shpreh Çitaku.
