Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Çitaku: Vota jonë do të jetë e njëjtë për Haxhiun

 
   

Partia Demokratike e Kosovës ka konfirmuar se nesër do të votojnë kundër nëse Lëvizja Vetëvendosje do ta propozojë sërish Albulena Haxhiun për kryetare të kuvendit.

Këtë për median e ka konfirmuar deputetja dhe Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku.

“Vota jonë do të jetë e njëjtë”, tha shkurtimisht Çitaku.

Kundër Haxhiut si kryetare e Kuvendit janë shprehur edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Nesër do të jetë hera e katërt që Lëvizja Vetëvendosje do tentojë që në krye të Kuvendit ta vë ish-ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun.