Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Fun

Çka thonë deputetët për Edona James: Befasojnë me përgjigjen, bëhen “kinse” nuk e njohin

Show emisioni njohur globalisht, ka filluar edhe në Kosovë, madje për sezonin e dytë rresht.

Shumë qytetarë e përcjellin, madje me shumë kërshëri, dhe ky emision komentohet gjatë në qarqet e shoqërisë kosovare, shkruan lajmi.net.

Eh lajmi.net, për këtë çështje, dhe për njërën nga banoret e BBVK, Edona James, ka pyetur edhe të zgjedhurit e popullit.

Përgjigjet e tyre ishin nga më të ndryshme, dhe disa nga ta u bë “kinse” nuk e njohin Edona James.

“Kush o Edona James” u përgjigj Dimal Basha.

Ndërsa deputeti i PDK’së tha se nuk ka njohuri rreth banorës së BBVK, James.

“Se kam përcjellë, se di as për çka e kë fjalën”, tha Abelard Tahiri.

Deputetja e LDK’së Valentina Bunjaku theksoi se nuk duhet të gjykohet Edona James që është transgjinore, por që vet nuk do të preferonte ta bënte një gjë të tillë.

“Nuk mendoj se duhet me ju ba gjyq dikujtëë, diçka çka është personale është personale, unë nuk e preferoj, po du do të thotë që të tjerët nuk kanë të drejtë, nuk duhet me gjyku askush askënd”, tha ajo.

“Jo s’jam te përcjellë Big Brother”, tha deputeti Mefail Bajqinovci./Lajmi.net