Edhe veprimtari shqiptar në SHBA, Ramzan Bekteshi ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama, pas batutës së tij në samitin e Komunitetit Politik Evropian, ku ai ironizoi me një gabim të presidentit amerikan Donald Trump.
Përmes një postimi, Bekteshi e ka cilësuar sjelljen e Ramës si “çmenduri diplomatike”, duke e akuzuar për banalizim të çështjeve serioze dhe për përçmim ndaj imazhit të kombit shqiptar në arenën ndërkombëtare.
Sipas tij, ndërsa Rama më herët e kishte quajtur Kosovën dhe Shqipërinë “përralla”, tani ka shkuar një hap më tej, duke bërë humor në skenë ndërkombëtare me figura botërore si Trump, Macron dhe Aliev.
“Rama përçau kombin, por i bashkoi përrallat: Kosovën “përrallë”, Shqipërinë përrallë…tani bënë humor me Trump para Macron! Çmenduri!” – shkroi Ramazan Bekteshi, për “Bota sot”.
Postimi:

