Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Çmimi i arit shënon rekord të ri

Çmimi i arit ka arritur një nivel rekord, teksa kërkesa për metalin e çmuar mbetet e fortë për shkak të pasigurisë ekonomike globale.

Herët të martën, çmimi i arit në treg arriti në 3,508.50 dollarë për ons (28 gramë), duke vazhduar trendin e rritjes që ka shënuar gjatë këtij viti.

MGID Paragrafi 2

Arin e konsiderojnë një aset të sigurt për investitorët në periudha pasigurie ekonomike, ndërsa çmimi i tij nisi të rritej më herët këtë vit pas njoftimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për tarifa gjithëpërfshirëse që shqetësuan tregtinë globale.

Analistët vlerësojnë se rritjen e çmimit e ka nxitur edhe pritja që banka qendrore e SHBA-së të ulë normën bazë të interesit, duke e bërë arin një opsion më tërheqës për investitorët.

Moneytizer Paragrafi 4

Artikull i sponzorizuar