Lajme

Çmimi Nobel për Paqen sivjet i shkon pionieres së të drejtave të njeriut në Afrikën e Jugut, Navi Pillay

Çmimi Nobel për Paqe 2026 i është dhënë avokates nga Afrika e Jugut, Navanethem “Navi” Pillay, për kontributin e saj në promovimin e paqes dhe të së drejtës ndërkombëtare, njoftoi Komiteti Norvegjez i Nobelit.

Komiteti theksoi se, gjatë karrierës së saj të gjatë, Pillay luajti një rol kyç në forcimin e rendit juridik ndërkombëtar dhe në ndjekjen penale të krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit.

“Paqja kërkon drejtësi,” deklaroi Komiteti i Nobelit, duke vënë në dukje se e drejta ndërkombëtare ndodhet aktualisht nën presion të madh dhe se institucionet që synojnë të frenojnë pushtetin e shteteve dhe të liderëve politikë po vihen gjithnjë e më shumë në dyshim.

Pillay u lind në vitin 1941 në Durban të Afrikës së Jugut, në një familje me prejardhje indiane tamile, gjatë epokës së aparteidit. Si avokate, ajo mbrojti kundërshtarët e aparteidit dhe të burgosurit politikë, ndërsa më vonë u bë gjykatësja e parë me ngjyrë në Gjykatën e Lartë të Afrikës së Jugut.

Një nga aspektet më të rëndësishme të karrierës së saj gjyqësore lidhet me Tribunalin Penal Ndërkombëtar për Ruandën.

Çmimi Nobel për Paqen i këtij viti vjen në një vit me 287 kandidatë – 208 individë dhe 79 organizata, raporton KosovaPress.

Çmimi do t’i dorëzohet Pillay më 10 dhjetor në Oslo. Shpërblimi monetar i këtij viti është rritur në 12 milionë krona suedeze.

Të Ngjashme