Policia italiane ka goditur një rrjet shqiptar të trafikut të kokainës aktiv në zonën e Piacnza, në Itali. Në kuadër të kësaj janë arrestuar 20 persona, 19 shtetas shqiptarë dhe një shtetas italian, si dhe ka nisur hetimim për dy 19 të tjerë. Hetimi, i koordinuar nga Prokuroria Publike dhe i zhvilluar midis viteve 2021 dhe 2025, bëri të mundur çmontimin e një sistemi kriminal të strukturuar dhe të rrënjosur mirë dhe të aftë për të furnizuar vazhdimisht tregun lokal të drogës.
Mediat italiane shkruajnë se nga ky operacion janë sekuestruar mbi 600 gram kokainë dhe rreth 38 mijë euro para të gatshme. Sipas Hetimeve, grupi përbëhej kryesisht nga shtetas shqiptarë, me mbështetjen e italianëve. Organizata dallohej nga një model fleksibël operativ që ishte i vështirë për t’u përgjuar.
Aktivitetet e shitjeve u koordinuan përmes aplikacioneve të mesazheve, ndërsa numrat e telefonit dhe kontaktet ndryshoheshin shpesh për t’iu shmangur kontrolleve. Dërgesat bëheshin shpejt dhe në mënyrë kapilare, ndërsa hetimi zbuloi gjithashtu një pamje më të gjerë të paligjshmërisë.
Përveç trafikut të drogës, të dyshuarit akuzohen për krime të tilla si pastrimi i parave dhe vetëpastrimi dhe falsifikimi i instrumenteve të pagesës. Një pjesë e të ardhurave të paligjshme, sipas hetuesve, u transferuan jashtë vendit, duke nxitur një qark ekonomik të paligjshëm me përmasa ndërkombëtare.
Operacioni përfaqëson një goditje të fortë për trafikun e drogës në provincë dhe merr një rëndësi të veçantë për disa arsye. Nga njëra anë, ai nxjerr në pah nivelin e lartë të organizimit të arritur nga këto rrjete, të afta për të përdorur mjete teknologjike dhe strategji dinamike për të anashkaluar kontrollet.
