Publicisti Fahri Xharra, thotë se çdo komb kur e fiton luftën, nëse nuk mund t’i rritë tokat e veta, së paku i ruan ato që i kishte.
Përmes një shkrimi në Facebook, Xharra pyet se çfarë ka ndodhur me Kosovën, gjersa thotë se është çudi shekullore se po mohohet edhe lufta e vitit 1999.
“Çdo komb kur e fiton luftën nëse nuk mund t’i rritë tokat e veta, së paku t’i ruan ato që i kishte.
Ç’ndodhi me Kosovēn? Një çudi kombëtare, territoriale dhe qesharake për popujt e formuar.
Ne, në vend se të rritemi kërkuam të cungohemi dhe ato ” teprica” t’ia falim agresorit dhe vrasësit .
Sot, për çudi shekullore po e mohojmē edhe luftēn e vitit 1999.
edhe , edhe po ia japim shpërblim Serbisë Liqenin e Ujmanit, shpirtin dhe zemrën e Kosovës pa të cilin nuk mundemi të jetojmë”, ka shkruar Xhara.
Tutje, ai shton se bandat e budallenjve antikombëtar të cilët lobojnë natë e ditë në televizione të ashtuquajtura nacionale, lobojnë në zvogëlimin e territorit të Kosovës dhe të Ujmanit.
Shkrimi i plotë:

