Aktuale

Çudirat s’kanë fund/ I riu vjedh argjendarinë, pas grabitjes largohet me gomar! (VIDEO)

Një grabitje ka ndodhur në një dyqan bizhuterish në Turqi.

Një 26-vjeçar ka hyrë në një dyqan bizhuterish në Kayseri, duke goditur xhamin e biznesit me një levë dhe ka vjedhur bizhuteri. Por ajo çfarë ka qenë e pazakontë është fakti se i riu pasi ka vjedhur bizhuteritë e arit në biznes për t’u larguar ka përdorur një gomar.

Momenti i largimit është kapur nga kamerat e sigurisë.

I riu është arrestuar disa orë pas vjedhjes, ndërsa oficerët e policisë kanë gjetur sendet e vjedhur të cilat i kishte groposur në një parcelë toke.

Të Ngjashme