Lajme

Dalën rreth 20 minatorë nga Trepça, mbi 40 të tjerë mbeten të ngujuar

Rreth 20 minatorë të Trepçës kanë arritur të dalin nga miniera, ndërsa mbi 40 të tjerë vazhdojnë të mbeten të ngujuar në thellësi.

Në total, 63 minatorë kanë mbetur të bllokuar brenda minierës, pasi është djegur trafoja kryesore e këtij horizonti.

Sipas informacioneve të fundit, gjendja shëndetësore e minatorëve është e mirë.

Ekipet përkatëse po punojnë për krijimin e kushteve të nevojshme që edhe minatorët e mbetur të dalin nga miniera.

Të Ngjashme