Aksident tragjik ndodhi pasditen e së premtes në Lutsa, në kryqëzimin e rrugës Demokratisë me rrugën Sotiros, ku humbi jetën Eljon Metaj, një 15-vjeçar dhe u plagosën dy bashkëmoshatarë të tij.
Sipas të dhënave paraprake, një automjet i bardhë me tre të mitur në bord po lëvizte me shpejtësi të lartë, kur drejtuesi 15-vjeçar humbi kontrollin e mjetit.
Fillimisht makina goditi bordurën e trotuarit, më pas u përplas me forcë në një pemë. Përplasja ishte e fortë dhe si pasojë pasagjeri që ndodhej në sediljen e përparme u hodh jashtë automjetit, duke humbur jetën në vend nga plagët e marra.
Dy të miturit e tjerë, drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri në sediljen e pasme, u transportuan me ambulancë në spital për ndihmë mjekësore. Sipas informacioneve, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Dëshmitarë okularë kanë deklaruar se automjeti po lëvizte me shpejtësi shumë të lartë pak para përplasjes. Autoritetet po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë dhe po marrin dëshmi për të sqaruar plotësisht dinamikën e aksidentit.
Hetimet vijojnë për të përcaktuar me saktësi rrethanat dhe përgjegjësitë e ngjarjes.
Pamje që të thyejnë zemrën vijnë nga Lutsa, ku nëna e 15-vjeçarit që humbi jetën qan në vendin e aksidentit, ndërsa tronditin edhe deklaratat e prindërve të të miturit që dyshohet se drejtonte automjetin.
Skena të rënda u regjistruan mëngjesin e së shtunës (14/2) në Lutsa. Nëna e 15-vjeçarit të ndjerë mbërriti në vendngjarje e mbajtur nga të afërmit, e paaftë të pranonte se nuk do ta shihte më djalin e saj. Ajo u gjunjëzua në vendin ku fëmija i saj dha frymën e fundit dhe shpërtheu në vaj.
Banorët e zonës janë të tronditur nga tragjedia. Askush nuk mund ta besojë atë që ndodhi, ndërsa të gjithë qëndrojnë pranë familjes, duke përqafuar nënën që po përjeton dhimbjen më të madhe të humbjes.
Vendi i aksidentit është kthyer në një hapësirë zie të heshtur. Shokë klase, miq dhe njerëz që e njihnin 15-vjeçarin lënë lule në kujtim të tij, duke nderuar jetën e shkurtër që u ndërpre në mënyrë tragjike në asfalt. Tre djemtë ishin miq të pandarë. U rritën bashkë, ndanë ëndrra dhe plane për të ardhmen. Tre adoleshentë me shpresa të përbashkëta, që paguan shtrenjtë një gabim rinor.
Tronditin prindërit e 15-vjeçarit që dyshohet se drejtonte makinën – “Ka frikë dhe tmerr, është në shok”
Të tronditur janë edhe prindërit e 15-vjeçarit që dyshohet se ishte në timon. Nëna e tij tha për mediat:
“Çfarë mirë është? Fëmija ka pësuar shok, është i lënduar, ka marramendje dhe nuk më lënë ta shoh. Vetëm për pak minuta dhe më nxjerrin jashtë, më thonë është i ndaluar. Por ai nuk është 50 vjeç, është fëmijë.”
Babai i tij shtoi:
“Fëmija është në shok, nuk mund të flasë, ka frikë, ka tmerr. Mendon vazhdimisht ‘pse kështu, pse ashtu’. Nuk kuptoi asgjë.”
Motër e njërit prej të plagosurve tha:
