Aktuale

Dalin PAMJET nga momenti kur 7-vjeçari që po lypte përplaset nga makina teksa përpiqej të merrte paratë në tokë

Është zbardhur dinamika e aksidentit tragjik në zonën e Treshit, Tiranë, ku një 7-vjeçar humbi jetën.

Sipas pamjeve nga kamerat, Tomorr Shukulli i ka dhënë disa monedha 7-vjeçarit, të cilat i kanë rënë në tokë. I mituri ka dalë para makinës për t’i marrë dhe aty është ndezur jeshilja dhe e ka përplasur

Goditjen fatale ia ka dhënë makina e dytë mbrapa, ku fëmija ka përfunduar poshtë rrotave. 55-vjeçari ka ndaluar makinën menjëherë pasi ka dëgjuar njerëzit në rrugë duke bërtitur, ndërsa 42-vjeçarja Valentina Koltraku, ka vijuar rrugën dhe është larguar. Shukulli e ka dërguar fëmijën te Spitali i Traumës, ndërsa fillimisht ka deklaruar se nuk e kishte përplasur ai. Sipas tij, ka dëgjuar të bërtiturat e njerëzve dhe kur ka dalë ka parë fëmijën të aksidentuar, dhe e ka çuar në spital, por jo se ai ka qenë i pari që e ka përplasur.

Makina fuoristradë që ndodhet e para afër semaforit, drejtohej nga Shukulli, ndërkohë që makina pas tij drejtohet nga Koltraku. Hetimet vijojnë për të identifikuar drejtuesin e makinës që iku dhe për të sqaruar përgjegjësitë ligjore. Sipas të dhënave paraprake, fëmija dyshohet se po lypte në momentin e aksidentit.

Dalin PAMJET nga momenti kur 7-vjeçari që po lypte përpl*set

55 vjeçari Shukulli i jep para 7 vjeçarit

Dalin PAMJET nga momenti kur 7-vjeçari që po lypte përpl*set

7-vjeçarit i bien paratë në tokë

Dalin PAMJET nga momenti kur 7-vjeçari që po lypte përpl*set

Makina e 55-vjeçarit dhe e 42-vjeçares i kalon sipër 7-vjeçarit

Të Ngjashme