Në qendrën më të madhe të votimit në komunën e Gjakovës “ Yll Morina” nga ora 07:00 – 09:00 kanë votuar vetëm 135 qytetarë, në të cilën mbi 11 mijë qytetarë kanë të drejtë vote në 11 vendvotime, e asnjë me kusht.
Drejtoresha e shkollës “Yll Morina”, Aida Stublla tregon për KosovaPress se deri me tani procesi zgjedhor në këtë qendër ka shkuar në rregull dhe se materiali zgjedhor nga KQZ është pranuar në orën 6:20.
Stublla: Gjithsejtë 135 votues kanë votuar deri më tani
“Deri më tani gjithçka ka qenë rregull e qetë, presim tutje masë më të madhe (të votuesve).. Po fiks në ora 07:00 të gjitha përgatitjet kanë qenë para orës 07:00. Ka ardh rreth orës 6:20 gjithçka ka qenë në rregull. Qendra jonë është një prej qendrave më të mëdha, afërsisht rreth 11 mijë votues në 11 qendra. Nga ora 07:00 deri 09:00 sipas informatave gjithsejtë 135 votues kanë votuar deri më tani”, tha Stublla.
Ndërsa, qytetarët presin nga këto zgjedhje që të fitoj më i miri.
Qytetari Halil Morina tha se procesi i votimit shkoi në rregull.
Morina: Të fitoj më i miri
“Në rregull ishte gjithçka, dolëm votuam për atë që e meriton.. Deri tani ishte në rregull, të shohim në fund, le të fitoj më i miri “, tha Morina.
Ndërsa, Vera Nokaj pret ende më mirë për Gjakovën.
Nokaj: Mirë, ka bë edhe më mirë
“Shumë mirë…ka bo edhe më mire”, tha Nokaj.
E Haxhi Sadrija u shpreh se qytetarët nuk janë edhe aq te interesuar për të dala me shfrytëzuar të drejtën e tyre të votës.
Sadrija: Pak ishin të interesuar për te votuar
“Sa e pashë mire, por si duket pak ishin të interesuar për te votuar.. me siguri e kanë lënë për më vonë .. sa më mirë për ne”, tha Sadrija.
Në Komunën e Gjakovës në garë janë kandidati për kryetarë Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gol kandidat nga Lëvizja Vetëvendosje.
Në këtë komunë, të drejtë vote kanë mbi 121 mijë votues në 37 qendra te votimit.

