Në një aksion të realizuar sot nga Policia e Kosovës në Prishtinë, janë arrestuar katër persona, të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare lidhur me dallavere të patentëve të shoferëve.
Sipas informacioneve të siguruara, të arrestuarit janë tre instruktorë dhe një ekzaminere.
U arrestuan Zukë Behrami, Agon Behrami, Ismet Muhaxheri dhe Vjollca Lajqi, ekzaminere.
Sipas të njëjtave burime, një shumë prej 800 eurosh është përdorur për të realizuar simulimin e rasteve të tilla.
