Lifestyle

Dashuria “çmend” burrat shqiptar, 100 mijë të regjistruar në Tinder

Romanca dixhitale është një fenomen që ka ndryshuar mënyrën se si të rinjtë njihen dhe ndërveprojnë me njëri-tjetrin. Aplikacionet si Tinder kanë bërë që krijimi i lidhjeve romantike të jetë më i thjeshtë dhe më i shpejtë, duke i mundësuar individëve të njihemi nëpërmjet fotografive, bio-ve dhe mesazheve.

Megjithatë, kjo mënyrë e njohjes mund të sjellë sfida, siç janë keqkuptimet përmes mesazheve të shkruara ose mungesa e kontaktit fizik, që është një element kyç për zhvillimin e një marrëdhënieje të thellë dhe autentike.

Në Shqipëri, hulumtimi i gazetares Deada Hyka tregon ndikimin e madh të teknologjisë në mënyrën se si krijohen marrëdhëniet, duke përfshirë jo vetëm ato romantike, por edhe ato sociale. Sipas saj, përdorimi i aplikacioneve për njohje dashurie ka një rritje të madhe, me rreth 100 mijë përdorues në Tinder, nga të cilët 85% janë meshkuj.

E ftuar në “7pa5” me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova, gazetarja tha:

Vitet e fundit, 20 vitet e fundit, tekonologjia ka ndikuar shumë se si njerëzit krijojnë marrëdhënie. Jo vetëm romantike, por edhe sociale. Por ka edhe aplikacione që janë posaçërisht për njohje dashurie. Përdoruesit shqiptar janë 100 mijë në Tinder. Kjo është një shifër mjaft e lartë. 85% e përdoruesve janë meshkuj.

Sipas Instat, 35 mijë shqiptar të grupmoshës 15-59 vjeç janë beaqr. Pra kemi përball një popullat të predispozuar për të kërkuar partner. Këto aplikacione kanë kapur momentin. Ky është një model biznesi”.

Psikologia Jonida Haxhiu thekson se kjo mundësi e madhe për zgjedhje krijon gjithashtu një stres të shtuar, pasi sa më shumë mundësi që ka dikush, aq më shumë ndikon në ndjesinë e konfuzionit dhe ankthit. Ajo shpjegon se, për shumë njerëz, kjo mundësi zgjedhjeje e shndërron krijimin e një lidhjeje në një përpjekje për të shmangur angazhimin, duke i ndihmuar ata të shmangin frikën e divorcit ose të mos e ndërtojnë marrëdhënie të thella. Kjo ka bërë që shumë të rinj të preferojnë marrëdhënie që nuk kërkojnë angazhim të plotë, duke zgjedhur lidhje që nuk i lidhin përditshmëria apo njohjet e përbashkëta, duke e bërë më të lehtë të krijojnë lidhje me persona të panjohur.

/vizionplus.tv

Të Ngjashme