Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

ShowBizzz

Dasmë VIP, zbulohet data/ Megi Pojani dhe Endri Çekiçi drejt altarit

Një dasmë VIP pritet të mbahet në verën e këtij viti. Moderatorja e njohur Megi Pojani dhe futbollisti Endri Çekiçi duket se kanë vendosur të kurorëzojnë dashurinë e tyre pas disa vitesh në një lidhje të konsoliduar.

Edhe pse Megi Pojani është treguar gjithmonë shumë diskrete sa i përket jetës së saj private, lajmi është zbuluar së fundmi nga këngëtari Sinan Hoxha. Teksa ndodhej në studio në një bisedë me moderatoren, Sinani zbuloi se kishte marrë një ftesë shumë të veçantë nga ajo.

“Lajmi i vitit! Unë nuk bëj humor, ti e di që nuk bëj shaka. Megi Pojani sapo më ka rezervuar për vitin 2026. Më 12 gusht martohet”,-tu shpreh Sinan Hoxha, duke surprizuar publikun.
Megi Pojani dhe futbollisti Endri Çekiçi janë prej disa vitesh në një lidhje, ndonëse asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar publikisht romancën. Megjithatë, fotot dhe videot nga të njëjtat destinacione kanë qenë prova e vazhdueshme e marrëdhënies së tyre.

Tashmë, gjithçka duket se po shkon drejt një dasme shumë të komentuar VIP, që pritet të jetë një nga eventet më të bujshme të vitit.