
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda ka paralajmëruar se Gjykatës Kushtetuese do t’i dal sërish punë me zgjedhjen e nënkryetarëve.
Deda në Facebook ka shkruar se votimi ndaras për nënkryetarët e komuniteteve joshumicë, nuk bëhet ndaras.
Qëllimshëm, sipas tij, po vazhdohet me bllokadë.
Postimi i plotë:
PDK e mbajti fjalën dhe e zhbllokoi ngërçin politik, në përputhje me kushtet e përcaktuara.
AAK, apo një pjesë e partisë, njejtë ndihmoi në zhbllokim.
Por, saga me konstituim të Kuvendit NUK përfundoi.
Kundërkushtetues mbetet votimi për nënkryetarët e komuniteteve joshumicë që NUK bëhet ndaras e as që mund të imponohen kandidatët nga deputetët e tjerë.
Ndoshta edhe këtë do ta zgjidhë Gjykata Kushtetuese.
Qëlimshëm po vazhdohet me bllokadë!