Erisjaldo Gjuta, i dashuri 22-vjeçar i 18-vjeçares që u vetëplagos në hotelin “Gjuta” në Tiranë ka deklaruar se ka qenë jashtë me të atin në momentin që ka dëgjuar të shtënën e armës.
Sipas tij, ata janë ngjitur me vrap në dhomën ku ishte e dashura, dhe e kanë gjetur të plagosur.Fillimisht thotë se kanë tentuar t’i japin ndihmën e parë, por kur kanë parë se gjendja është serioze kanë vendosur që ta çojnë në spital.
Ndërkohë arma është e Erisjaldos dhe akoma nuk është gjetur.
Burimet bëjnë më dije se deri në këtë fazë nuk ka indicie që ngjarja të ketë dinamik tjetër, përveç asaj të vetëplagosjes.
Mësohet se e reja ka tentuar edhe herë tjetër të dëmtojë veten me medikamente.
Ngjarja
18-vjeçarja u plagos me armë zjarri në hotel Gjuta në zonën e Saukut në Tiranë, në dhomën e hotelit në pronësi të familjes së të dashurit të saj, ngjarje e ndodhur ditën e djeshme (14 shkurt).
Policia ka arrestuar 2 nga pronarët e hotelit, ndërsa 2 anëtarë të familjes Gjuta vazhdojnë të jenë në kërkim.Pasi 18-vjeçarja ka mbërritur në spital, policia ka këqyrur kamerat e sigurisë dhe ka zbuluar se ngjarja ka ndodhur të Hotel Gjuta, duke çuar në arrestimin e pronarëve Vladimir Gjuta, xhaxhai i 22-vjeçarit me të cilin vajza kishte raport intim, dhe Mirvete Gjuta, nëna e tij, të akuzuar për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Në kërkim u shpallën Sajmir Gjuta 49 vjeç babai i 22-vjeçarit, kushëriri Elvir Gjuta 24 vjeç, të akuzuar për “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
