Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Dehari ia ndalë fjalën Qalajt, ky është reagimi i tij

 
   

Deputeti i betuar i PDK-së Rashit Qalaj, nga foltorja e sallës plenare të Kuvendit të Kosovës, fjala e tij është ndërprerë nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari.

Kjo pasi sipas Deharit, Qalaj është thirrur për të propozuar anëtarin për Komision të Fshehtë, e jo për debat.

Ndryshe, Qalaj e quajti instrument Deharin.

Tutje, Qalaj nuk u ndalë, por edhe me mikrofonin fikur vazhdoi të bënte thirrje për respektim të rendit të ditës.

Megjithëse, fjala e tij u përcoll nga britmat e deputetëve të VV-së.