Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Deklarata e Kurtit për bizneset, Hoxha: Kjo ideja e fyerjeve vazhdon me lehtësi

 
   

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka folur për protestën e sotme që u mbaj afro nga 1,300 biznese të vendit që bllokuan pjesërisht hyrjet e Prishtinës, si pasojë e kalimit në tregun e lirë të furnizimit me energji elektrike.

Në emisionin Edicioni Special të Klan Kosovës, ajo ka folur edhe për deklaratën e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, i cili krahasoi protestuesit e sotëm me barrikaduesit në veri. Hoxha u shpreh se kjo është një fyerje.

“Kjo ideja e fyerjeve me kaq lehtësi që vazhdon, jam munduar ta mirëkuptoj, por t’i ki pushtet tash e pesë vite, e ke instrumenta për të marrë vendime dhe për të zhvilluar vendin tënd, edhe vazhdon dhe fyen këdo, cilindo grup të interesit që është i pavarur, në kuptimin e gjenerimit të punës për veten dhe për të tjerët, mendoj se prap vijmë tek ajo shembja edhe e tregut të lirë, edhe parimeve tona kushtetuese dhe demokratike”.

“T’i krahasosh njerëzit që çdo ditë krijojnë mundësi me forcat e veta dhe janë barrë më pak për shtetin, dhe në të njëjtën kohë janë kontribuuesit më të mëdhenj, atë herë për çfarë po flasim ne, shteti është rregullator. Nuk po themi se nuk duhet të ketë treg të lirë, por shteti këtu duhet të ketë ndikimin minimal, ndikimi i vetëm i tij duhet të jetë politikat e mira, strategjitë zhvillimore, mundësit e reja dhe subvencionimet për të krijuar një të ardhme më të mirë në Kosovë”, u shpreh Hoxha.