Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Deklarata e Shalës redaktohet për publikun në seancën e Apelit

 
   

Në seancën e së premtes në Apel, Pjetër Shalës iu dha mundësia që të shfrytëzojë të drejtën e tij për deklaratë por sapo ai filloi, seanca kaloi në përmbajtje të redaktuar për publiku.

Fillimisht, kryetarja e panelit, Michele Picard ia tërhoqi vërejtjen Shalës që nuk duhet të përmend informacione konfideniale dhe se nëse i duhet që ta bëjë një gjë të tillë duhet të njoftoj në mënyrë që të kalohet në private.

Si rrjedhojë, Shala tha se nuk do ta bëjë një gjë të tillë pasi se një gjë të ngjashme tashmë e kanë bërë avokatet e tij. Por, gjithsesi seanca më pas kaloi në përmbajtje të redaktuar.

“Pa merak se nuk do të merrem me atë se janë marrë avokatet e mi sa i takon informacioneve…”, tha Shala para se të redaktohet përmbajtja në transmetim.

Në parashtrimin e saj, mbrojtja ritheksoi qëndrimin e saj që Shala duhet të lirohet nga të gjitha pikat e aktakuzës ose çështja të kthehet serish në gjykim.

Avokatja Leto Carioulo theksoi se qëndrimi i tyre është se nuk ka ekzistuar qëllimi i drejtpërdrejtë i Shalës për të kryer vrasjen e viktimës së vdekjes së paligjshme për çka akuzohet që këtë veprim e ka kryer si pjesë e ndërmarrjes së përbashkët kriminale në Fabrikën e Metalit në Kukës gjatë periudhës për të cilën fletë aktakuza.

“Çështja  e Prokurorisë dhe qëndrimi i tyre që Shaka e kishte synimin e drejtpërdrejt për të vrarë nuk qëndron”, tha ajo.

Ajo tha se mbrojtja nuk e pranon që Shala ka qenë i pranishëm kur është keqtrajtuar viktima apo edhe kur është qëlluar me armë.

“Mbrojtja nuk e pranon që Shala ka qenë i pranishëm kur është keqtrajtuar dhe kur është qëlluar me armë viktima”, tha ajo.

Veç kësaj, ajo tha se disa nga provat e pranuara në këtë çështje kanë qenë të paverifikuara dhe si të tilla nuk mund të jenë të mbështetshme që arrihet vendimi i fajësisë

“Ajo tha se nuk mund të arrihet në një vendim fajësie duke u mbështetur në prova të paverifikuara”, tha ajo.

Veç kësaj, ajo shtoi se dënimi duhet të jetë brenda gamës të parashikuar me ligj nga 5 deri në 15 për veprat që ka kryer Shala dhe jo aq sa iu është përcaktuar nga trupi gjykues.

“Dënimi duhet të jetë brenda gamës që është parashikuar me ligj nga 5 deri ne 15 dhe jo ashtu siç e ka përcaktuar trupi gjykues me 18 vjet”, tha ajo.

Me kaq përfundoi seanca e Apelit ndaj Shalës dhe në këtë rast pritet që vendimi të merret brenda periudhës së parashikuar me Rregulloren e Procedurës dhe Provave. Shqiptimi i vendimit pritet të bëhet në seancë publike.

Maria Radziejowska sot gjatë parashtrimeve të saj kërkoi që dënimi i vendosur ndaj Pjeter Shalës në Gjykatën Themelore të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në HAgë të konfirmohet dhe ai të shpallët fajtor edhe në Apel.

“Ju kërkojmë që të konfirmoni shpalljen fajtor dhe dënimin e caktuar ndaj z.Shala”, tha mbrojtësja e viktimave në seancën e sotme të Apelit të mbajtur ndaj Pjetër Shalës.

Pas kësaj, gjykata shkoi në pushim për 20 minuta për t’u kthyer më pas me parashtrimet e mbrojtjes së Pjetër Shalës.

Avokati mbrojtës i viktimave, Simon Laws gjatë seancës së Apelit ndaj Pjetër Shalës tha se nuk ka asnjë bazë për ta rrezuar aktgjykimin dënues ndaj atij.

“Nuk ka asnjë bazë të arsyeshëm për të rrezuar aktgjykimin e trupit gjykues 1. Përkundrazi ata kanë bërë një analizë të kujdesshme dhe të drejtë dhe ka përcaktuar me hollësi bazën për konstatimet e tyre”, tha Laws.

Në emër të viktimave, ai tha se dëshmitë e tyre janë konstatuar si të vërteta dhe si të tilla u pranuan nga trupi gjykues në shkallë të parë.

“Në emër të viktimave dua ta them qartë që dëshmitë e tyre u konstatuan si të vërteta dhe u pranuan nga trupi gjykues që e ka ndjekur këtë gjykim”, tha ai.

Ai tha se dëshmia e dëshmuarit 1 që mbrojtja e kontestoi, ishte  e besueshme dhe koherente. Madje, ai tha se kjo dëshmi u mbështet edhe në dëshmi të tjera.

Laws tha e ky dëshmitar ishte shumë i kujdesshëm në dëshminë e tij që të mos e inkriminonte Shalën kur nuk ishte i sigurt.

Për parashtrimet e radhës, Laws kërkoi seancë private gjë e cila u aprovua nga paneli i Apelit.

Parashtrime pritet  të bëjë edhe avokatja tjetër e viktimave, Maria Radziejowska.