Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Deklarohet i paligjshëm vendimi për zgjedhjen e kryetarit të KPM-së

 
   

Avokati Ardian Bajraktari ka bërë të ditur se tashmë ka pranuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin është aprovuar padia e Institutit të Kosovës për Drejtësi për rastin e KPM-së.

Aktgjykimi i nxjerrë thotë se aprovohet në tërësi padia dh është deklaruar i paligjshëm Vendimi për Zgjedhjen e Kryetarit të Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM) i datës 17.01.2025.

“Ky vendim konfirmon shkeljet ligjore në procesin vendimmarrës me rastin e zgjedhjes së Kryetarit të KPM-së. 

Po ashtu, ky vendim rikonfirmon rëndësinë e respektimit të parimit themelor të ligjshmërisë, me rastin e marrjes së vendimeve të tilla.” – ka shkruar Bajraktari në Facebook.